Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Shkodrës. Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, shtetasi Shtjefen Ziçi, 64 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu tip “çifte” bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Dyshimet paraprake janë se bëhet fjalë për një krim brenda familjes, ndërsa autoritetet vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e motivit të saj.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2337069457034068%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>