Bostoni është kthyer në një skenë të vërtetë futbolli përpara përballjes së madhe mes Francës dhe Marokut.
Tifozët marokenë kanë pushtuar rrugët e qytetit me ngjyrat kuqe dhe jeshile, duke krijuar një atmosferë unike vetëm pak orë para sfidës së çerekfinales së Botërorit teksa nuk ka munguar as flamuri palestinez.
Me këngë, flamuj dhe kore të pandërprera, mbështetësit e “Luanëve të Atlasit” kanë sjellë energjinë e tyre karakteristike, duke e kthyer qytetin amerikan në një festë futbolli.
Pas paraqitjeve historike në Botërorin e kaluar, ku Maroku shkroi historinë duke u bërë kombëtarja e parë afrikane që arriti në gjysmëfinale, tifozët besojnë sërish te një tjetër mrekulli.
Nga ana tjetër, edhe francezët janë të pranishëm në numër të madh, duke krijuar një përballje jo vetëm në fushë, por edhe në tribuna.
Francë–Marok nuk është thjesht një ndeshje për një biletë në gjysmëfinale, por një spektakël i madh futbolli ku pasioni i tifozëve ka nisur shumë përpara vërshëllimës së parë.