Detaje të reja nga ekzekutimi në Laç, Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba

Detaje të reja nga ekzekutimi në Laç,…

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Erdogan” në Laç, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Gjini. Sipas burimeve, viktima, e njohur edhe me mbiemrat Kokaj, Lika dhe Nure, është qëlluar me shtatë plumba. Autorët dyshohet se kanë hapur zjarr sapo ai kishte parkuar automjetin dhe po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte.

Edhe pse 40-vjeçari ka tentuar të largohet për t’i shpëtuar atentatit, autorët e kanë ndjekur dhe e kanë qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.

Pas ngjarjes, policia ngriti pika kontrolli dhe nisi hetime intensive për identifikimin e autorëve. Disa persona janë shoqëruar dhe po merren në pyetje, ndërsa grupi hetimor po dokumenton dinamikën e krimit. Një nga pistat kryesore që po verifikohet lidhet me të kaluarën e viktimës dhe konfliktet e mundshme që ai mund të ketë pasur.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit