Çmimet kanë ‘fluturuar’ te Rana e Hedhun, pushuesi ankohet për çadrën 20€

Çmimet kanë ‘fluturuar’ te Rana e Hedhun,…

Një pushues ka ngritur shqetësimin për çmimet e çadrave të plazhit në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, duke treguar se tarifat janë rritur ndjeshëm dhe pa një njoftim paraprak për pushuesit.

Në denoncimin e dërguar pranë JOQ, qytetari shprehet se prej 4 vitesh frekuenton këtë plazh, të cilin e ka zgjedhur për shkak se është një zonë familjare, por këtë herë është përballur me një çmim të papritur.

Sot, papritur, na kërkuan 20 euro vetëm për çadrën. Vitet e tjera kemi paguar më pak”, shprehet qytetari.

“Gjithmonë ky plazh ka qenë plot. Personi që mori lekët na tha se këto çmime janë vendosur vetëm prej 5 ditësh”, vijon ai.

Qytetari ngre shqetësimin për rritjen e çmimeve në zonat turistike dhe kërkon reagim për kontrollin e tarifave që u aplikohen pushuesve.

Sipas tarifave të miratuara nga Bashkia Lezhë në prag të sezonit turistik 2026, çmimi tavan për shezllonet në plazhet publike është nga 300 deri në 2 mijë lekë. Për këtë arsye, pushuesi kërkon verifikim nëse tarifa prej 20 eurosh për një çadër në Ranën e Hedhun është në përputhje me kufirin e përcaktuar nga bashkia.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit