Të shtëna me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, vritet një person

Të shtëna me armë zjarri në Prekal…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme zonën e Prekalit, në Shkodër, ku një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihet ende as autori apo autorët e dyshuar të krimit.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Paralelisht, janë ngritur pika kontrolli dhe po kryhen verifikime në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Pritet që në vijim Policia e Shtetit të japë një njoftim zyrtar me më shumë detaje mbi ngjarjen dhe identitetin e viktimës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit