Një shtetas shqiptar rezulton i zhdukur në Gjermani dhe familja apelon për ndihmën e kujtdo që mund të ketë informacion.
Shkëlzen Koci ka humbur çdo kontakt me familjen që prej datës 9 korrik. Ai është parë për herë të fundit në Duisburg, Gjermani, dhe që prej asaj dite nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Sipas familjarëve, Shkëlzeni nuk ka pasur telefon me vete, çka e ka bërë të pamundur çdo komunikim me të. Rasti është denoncuar menjëherë në polici dhe autoritetet gjermane janë duke vazhduar kërkimet.
Familja dhe të afërmit u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse e kanë parë ose kanë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, të kontaktojnë menjëherë familjen ose të njoftojnë policinë. Edhe informacioni më i vogël mund të jetë i rëndësishëm.
Numër kontakti: +49 163 9567509
Sqarim: Fotografia është disi e vjetër, por pamja e tij është pothuajse e njëjtë. Në momentin e zhdukjes ai ishte i paqethur, ndërsa mjekrën e kishte rruar një ditë para se të humbiste kontaktet me familjen.