Bizoni sulmon turistin në Yellowstone, e hedh disa metra në ajër

Bizoni sulmon turistin në Yellowstone, e hedh…

Një moment i frikshëm është regjistruar në Parkun Kombëtar Yellowstone në SHBA, ku një turist është sulmuar nga një bizon, duke mbetur i lënduar.

Pamjet e filmuara nga një fotograf tregojnë momentin dramatik kur kafsha e tërbuar afrohet drejt vizitorit dhe e godet me forcë, duke e hedhur disa metra në ajër.

Sipas raportimeve, turisti ka pësuar dëmtime nga sulmi, ndërsa incidenti ka shërbyer si një tjetër paralajmërim për rrezikun e afrimit shumë pranë kafshëve të egra.

Autoritetet e parkut u bëjnë vazhdimisht thirrje vizitorëve të ruajnë distancën nga bizonët dhe kafshët e tjera, pasi edhe një veprim i vogël mund të shkaktojë reagime të paparashikueshme nga kafshët.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit