"Do na mungosh përgjithmonë", dedikimi prekës i shoqes së klasës për 15-vjeçarin që u mbyt në Berat

“Do na mungosh përgjithmonë”, dedikimi prekës i…

Vdekja tragjike e 15-vjeçarit Fatjon, i cili humbi jetën pasditen e sotme pasi u mbyt në lumin pranë fshatit Orizaj në Berat, ka lënë në dhimbje të thellë familjen, të afërmit, shokët dhe të gjithë ata që e njihnin.

Pas publikimit të lajmit në JOQ Albania, në redaksinë tonë ka mbërritur një mesazh prekës nga një prej shoqeve të klasës së adoleshentit, e cila ka dashur të ndajë disa fjalë në kujtim të tij.

Ajo shkruan:

“Ka njerëz që kalojnë në jetën tonë dhe lënë gjurmë që nuk fshihen kurrë. Fatjoni ishte një prej tyre. Largimi yt na la një dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë.

Është e padrejtë të flasim për ty në kohën e shkuar. Ende duket e pabesueshme që nuk je më mes nesh. Kujtimet, buzëqeshja dhe mirësia jote do të mbeten përgjithmonë në zemrat tona.

Do të na mungosh në çdo bisedë, në çdo të qeshur dhe në çdo moment që dikur e ndanim bashkë. Nuk do të harrohesh kurrë, sepse njerëzit si ti jetojnë përherë në kujtimet e atyre që i deshën.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë të afërmve. U prehsh në paqe, Fatjon. Zoti të mëshiroftë dhe të dhëntë Xhenetin. Ishe një shok fantastik.”

15-vjeçari humbi jetën tragjikisht pasi kishte hyrë në lumë për t’u freskuar, ndërsa ndodhej duke punuar në arë së bashku me të atin. Sipas informacionev të raportuara, rrjedha e ujit e mori me vete, ndërsa babai u përpoq ta shpëtonte, por fatkeqësisht arriti ta nxirrte në breg pa shenja jete.

Në këto momente të vështira, JOQ Albania i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e deshën Fatjonin. U prehtë në paqe.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit