Humb jetën në një aksident në Itali 42-vjeçari shqiptar, partnerja e tij pa gjithçka

Humb jetën në një aksident në Itali…

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në provincën e Trentos, Itali.

Ngjarja ndodhi paraditen e së dielës, 12 korrik, në zonën e Bezzecca. Viktima është identifikuar si Renis Domi, i cili prej vitesh jetonte në Concesio.

Sipas mediave italiane, Domi po lëvizte me motoçikletë kur u përplas me një automjet që drejtohej nga një grua 67-vjeçare. Rreth 100 metra pas tij udhëtonte edhe partnerja, gjithashtu me motoçikletë, e cila u bë dëshmitare e aksidentit fatal.

Përplasja rezultoi fatale për 42-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesja e automjetit u transportua në spitalin e Trentos në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës dhe Policia Rrugore, e cila ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit