Babai i 17-vjeçares së dhunuar: Policia s'mori masa, i bënë një serum dhe e përcollën

Babai i 17-vjeçares së dhunuar: Policia s’mori…

Babai i 17-vjeçares së dhunuar në Fier ka rrëfyer detaje tronditëse nga ngjarja që u bë virale, duke treguar se e mësoi rastësisht çfarë kishte ndodhur teksa ndodhej për punë në Orikum. Ai tha se telefonoi vajzën nga një parandjenjë dhe fillimisht ajo i tha se nuk ndihej mirë dhe ndodhej në spital, ndërsa më pas familjarët e njoftuan se ishte rrahur brutalisht nga tre vajza. Sipas tij, e mitura ishte ftuar me pretekstin për të sqaruar një konflikt mes shoqesh, por ishte futur në kurth dhe më pas ishte goditur me grushte, shkelma dhe i ishin shkulur flokët.

Babai deklaroi se vajza kishte shenja të dukshme dhune, me sy të nxirë, dëmtime pas qafës, pas veshit dhe rënie flokësh, ndërsa pretendoi se në spital asaj iu bë vetëm një serum dhe u largua. Ai u shpreh i pakënaqur edhe me mënyrën si, sipas tij, u trajtua kallëzimi në polici, duke thënë se familja nuk mori përgjigjet që priste. Sipas rrëfimit të tij, 17-vjeçarja njihte vetëm njërën nga vajzat, pasi ndiqte një kurs parukerie në Fier, ndërsa tashmë po vijon kontrollet mjekësore dhe pritet të kryejë edhe vizita të tjera në Tiranë.

**Lidhur me ngjarjen, Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për masat e sigurisë. Për 20-vjeçaren e dyshuar është caktuar masa “arrest me burg”, për njërën nga dy 15-vjeçaret “arrest në shtëpi”, ndërsa për të miturën tjetër është vendosur “shtrim i përkohshëm në spital psikiatrik”. Babai apeloi që rasti të ndiqet deri në fund, duke theksuar se vajza e tij është disi më mirë, por vijon të përballet me pasojat fizike dhe emocionale të dhunës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit