SPAK: 19 vite burg për Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon, t’iu konvertohet në shërbim prove

SPAK: 19 vite burg për Kryemadhin, Çokun…

SPAK ka paraqitur pretencën përfundimtare në GJKKO për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Prokuroria ka kërkuar 7 vite e 6 muaj burg për Fatime Kryemadhin, dënim që me gjykim të shkurtuar ulet në 5 vite burg, duke kërkuar pezullimin e ekzekutimit dhe konvertimin në 5 vite shërbim prove për shkak të moshës. Gjithashtu, SPAK ka kërkuar konfiskimin e banesës së saj.

Për Pirro Xhixhon, SPAK ka kërkuar 4 vite e 6 muaj burg për akuzën e korrupsionit të kryer në bashkëpunim. Me gjykim të shkurtuar, dënimi reduktohet në 3 vite burg, ndërsa prokuroria ka kërkuar që ai të konvertohet në 4 vite shërbim prove për shkak të moshës dhe rrethanave familjare. Ndërkohë, për Ema Çokun është kërkuar dënimi me 7 vite burg për pastrim parash, i cili me gjykim të shkurtuar ulet në 4 vite e 8 muaj burg, me kërkesë për konvertim në 5 vite shërbim prove.

Të tre janë pjesë e dosjes ku të pandehur janë edhe Monika Kryemadhi dhe ish-presidenti Ilir Meta, i arrestuar më 21 tetor 2024. Për Metën dhe Monika Kryemadhin, procesi gjyqësor vijon me procedurë të zakonshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit