Bllokohet rruga drejt Kanionit të Holtës, për asfaltimin kujtohen tani në verë

Bllokohet rruga drejt Kanionit të Holtës, për…

Rruga që të çon drejt Gramshit dhe Kanionit të Holtës është bllokuar për shkak të punimeve për asfaltimin e saj.

Sipas qytetarëve që kanë mbetur të bllokuar në këtë zonë, nuk ka pasur asnjë njoftim paraprak për mbylljen e rrugës, ndërsa në vendngjarje ndodhen rreth 20–25 automjete pa mundësi kalimi.

Qytetarët raportojnë se rruga është bllokuar nga fadromat e kompanisë Alko Trans, e cila po kryen punimet. Ata thonë se nuk u lejohet të kalojnë dhe se nuk ekziston asnjë një itinerar alternativ drejt atraksionit turistik të Kanionit të Holtës. Sipas tyre, edhe banorët e zonës nuk kanë qenë të informuar më herët për bllokimin e qarkullimit.

Drejtuesit e mjeteve kërkojnë sqarime nga autoritetet dhe një zgjidhje për të mundësuar lëvizjen e automjeteve të mbetura në rrugë pasi temperaturat janë të larta dhe ka shumë turistë që mezi presin të vizitojnë bukuritë e vendit tonë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit