Rruga që të çon drejt Gramshit dhe Kanionit të Holtës është bllokuar për shkak të punimeve për asfaltimin e saj.
Sipas qytetarëve që kanë mbetur të bllokuar në këtë zonë, nuk ka pasur asnjë njoftim paraprak për mbylljen e rrugës, ndërsa në vendngjarje ndodhen rreth 20–25 automjete pa mundësi kalimi.
Qytetarët raportojnë se rruga është bllokuar nga fadromat e kompanisë Alko Trans, e cila po kryen punimet. Ata thonë se nuk u lejohet të kalojnë dhe se nuk ekziston asnjë një itinerar alternativ drejt atraksionit turistik të Kanionit të Holtës. Sipas tyre, edhe banorët e zonës nuk kanë qenë të informuar më herët për bllokimin e qarkullimit.
Drejtuesit e mjeteve kërkojnë sqarime nga autoritetet dhe një zgjidhje për të mundësuar lëvizjen e automjeteve të mbetura në rrugë pasi temperaturat janë të larta dhe ka shumë turistë që mezi presin të vizitojnë bukuritë e vendit tonë.