Aksident në Vlorë, dy vajza plagosen rëndë

Aksident në Vlorë, dy vajza plagosen rëndë

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Pyllit të Sodës, në Vlorë, ku dy amutomjete janë përplasur. Si pasojë e përplasjes, dy vajza kanë mbetur të lënduara.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur efektivët e Policisë, shërbimet e urgjencës dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurave dhe për të normalizuar qarkullimin e mjeteve në këtë segment rrugor.

Dy të rejat janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin trajtim mjekësor. Ndërkohë, përplasja ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale te të dy mjetet e përfshira në aksident.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë një njoftim zyrtar me më shumë detaje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit