Të pangopurit s’ndalen! Pluhuri i ndërtimeve mbulon gjithë Dhërmiun

Të pangopurit s’ndalen! Pluhuri i ndërtimeve mbulon…

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë që, po shkatërron pushimet e turistëve dhe vendasve në Dhërmi, pikërisht në kulmin e sezonit veror.

Sipas videos së dërguar në redaksinë tonë, një re e madhe pluhuri ka mbuluar zonën, si pasojë e punimeve që vijojnë pranë bregdetit. Pamjet tregojnë se pluhuri përhapet në ajër, duke krijuar shqetësim për pushuesit dhe banorët e zonës.

Është e pakuptimtë që në një nga destinacionet më të frekuentuara turistike të vendit të lejohen punime të tilla gjatë muajve të verës, kur plazhet janë të mbushura me vizitorë. Në vend që të garantohet një mjedis i pastër dhe i qetë për turistët, ata përballen me një re të madhe.

Ky denoncim ngre edhe një herë pikëpyetje mbi kontrollin e punimeve në zonat turistike gjatë sezonit veror. Ndërsa bizneset dhe pushuesit investojnë për një sezon sa më të suksesshëm, punimet e pandërprera rrezikojnë të dëmtojnë imazhin e Dhërmiut dhe të krijojnë pakënaqësi te vizitorët.

Qytetarët u bënjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të verifikojnë situatën dhe të marrin masat e nevojshme, në mënyrë që sezoni turistik të mos zhvillohet mes reve të pluhurit dhe shqetësimeve për pushuesit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit