"Më kthe skuterin brenda ditës ose do të çoj në polici"

“Më kthe skuterin brenda ditës ose do…

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e skuterit të tij, ngjarje që, sipas tij, ka ndodhur më 13 korrik, rreth orës 10:30, në zonën e Shallvareve, në rrugën Reshit Çollaku në Tiranë.

Sipas denoncuesit, autori i dyshuar është identifikuar dhe fotografia e tij është vënë në dispozicion të redaksisë.

Qytetari i bën një thirrje publike personit të dyshuar që ta kthejë skuterin brenda ditës së sotme, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore.

“Nëse skuteri nuk kthehet brenda afatit të caktuar, çështja do të ndiqet me të gjitha hapat përkatës ligjorë,” shprehet ai në mesazhin dërguar JOQ Albania.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit