Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, reagoi ashpër ndaj protestuesve, duke i cilësuar ata “palaço” dhe duke thënë se nuk janë protestues.
Sipas saj, buka dhe ushqimi janë vlera të shenjta dhe përdorimi i tyre për tallje me sufllaqet është i papranueshëm.
Deklarata vjen në një moment kur projektligji në fjalë ka shkaktuar debat të fortë në opinionin publik dhe në politikë, ndërsa opozita dhe aktivistë të ndryshëm e kanë pagëzuar atë me termin “ligji i sufllaqes”, duke ironizuar përmbajtjen e tij. Reagimi i deputetes socialiste pritet të shtojë më tej tensionet mes palëve.
“Buka, miku… janë dy gjëra shumë të shenjta dhe të dali dikush dhe të thotë ligji i sufllaqes, dhe del aty edhe në emër të atyre që “nuk kanë bukë të hanë” le ta kuptojmë këtë se bëjnë edhe këtë diskursin, se nuk ka bukë tëhajë po ky ligji i sufllaqes… pra tallet edhe me ushqimin. Do shkojë thotë edhe do ketë një vit burg. Këta palaço, se janë palaço… nuk janë protestues… dhe këtyre duhet t’i kthehemi ashtu siç këta janë…”,-ka deklaruar Mila.