Nis zbatimi i amnistisë penale, përfitojnë 1,335 të dënuar

Nis zbatimi i amnistisë penale, përfitojnë 1,335…

Ka nisur sot zbatimi i ligjit për amnistinë penale, i miratuar më 18 qershor dhe i dekretuar më 30 qershor nga Presidenti Bajram Begaj. Sipas ligjit, nga amnistia përfitojnë 1,335 të dënuar, përfshirë gra dhe të mitur, për vendimet e formës së prerë të dhëna deri më 31 maj të këtij viti, edhe kur vendimi i Apelit nuk është zbardhur ende.

Lirim ose ulje dënimi përfitojnë burrat e dënuar me burgim deri në 3 vjet dhe gratë me burgim deri në 4 vjet, si edhe personat që u kanë mbetur për të vuajtur respektivisht deri në 3 ose 4 vjet burg. Përfitues janë gjithashtu burrat mbi 60 vjeç, gratë mbi 50 vjeç dhe personat që kanë qenë të mitur në kohën e kryerjes së veprës penale, me përjashtim të rasteve të parashikuara në ligj.

Jashtë amnistisë mbeten të dënuarit për vepra të rënda penale, si vrasja me dashje, krimet kundër njerëzimit, krimet seksuale, trafikimi i qenieve njerëzore dhe të gjitha çështjet që janë në juridiksionin e SPAK ose me vendim të GJKKO-së. Po ashtu nuk përfitojnë personat që i janë shmangur drejtësisë, ndërsa për mijëra raste të tjera ligji parashikon faljen e ndjekjes penale për kundërvajtje dhe vepra me rrezikshmëri të ulët.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit