Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë një rast zaptimi toke dhe punimesh të paligjshme në zonën e Ranës së Hedhun, në Lezhë.
Sipas denoncuesit, kompania Amfora sh.p.k. po kryen punime, duke hedhur beton, shtruar pllaka dhe vendosur çadra, pa lejet përkatëse. Qytetari thotë se punimet po zhvillohen në një pronë private, për të cilën ai disponon dokumentacionin përkatës të pronësisë.
Në denoncim, ai përmend edhe emrin e Liman Gjokës, të cilin e akuzon se po kryen këto punime në emër të kompanisë.
Gjithashtu, qytetari ka dyshime se kompania gëzon mbështetje politike, duke përmendur emrin e Ulsi Manjës.
Redaksia mbetet e hapur për reagimin e kompanisë Amfora sh.p.k., të personave të përmendur, si edhe të institucioneve përgjegjëse, për të sqaruar situatën.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje si jeni a jeni mir Dua te me publikosh nje vidjo qe e kam urgjente Behet fjale per tek rena e hedhur amfora shpk hedh beton, shtrron pllaka vendos cadra pa asnje lloj leje dhe nuk pyet per bashkine lezhe Kjo esht vidjo dhe e ka pa as nje lloj leje sepse e mbron ulsi manja amfora shpk kam un me certefikat te ter vendin aty Esht futur ne tok te huj pa as nje lloj leje Zoti liman gjoka me logon amfora shpk hedh beton zapton pronen e huj pa pasur frik nga pushteti vendor sepse esht mik i ulsi manjes