"Arresti me burg" i Veliajt në Gjykatën e Lartë, Ilir Panda dorëhiqet si relator! Ka lidhje familjare me Ajola Xoxën

“Arresti me burg” i Veliajt në Gjykatën…

Gjykata e Lartë ka ndryshuar relatorin e çështjes që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Gjyqtari Ilir Panda ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes, ndërsa në vend të tij është caktuar gjyqtari Sandër Simoni. Sipas burimeve, dorëheqja është bërë për shkak të një konflikti të mundshëm interesi, pasi Panda rezulton me lidhje familjare me bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.

Pas këtij ndryshimi, pritet që në ditët në vijim të përcaktohen edhe dy anëtarët e tjerë të trupës gjykuese që do të shqyrtojë kërkesën e Veliajt në Gjykatën e Lartë. Kjo gjykatë do të shqyrtojë ankimin ndaj masës së sigurisë “arrest në burg”, ku kryebashkiaku kërkon lirimin e menjëhershëm dhe vlerësimin në themel të pretendimeve të paraqitura në rekurs.

Gjykata Kushtetuese vendosi më 25 maj që çështja të rikthehej për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë, me shumicë votash 5 me 3. Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 dhe, së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohet për korrupsion në 9 raste, ndërsa ndaj tij rëndojnë edhe akuza të tjera, përfshirë shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit