Përvëlohet Shqipëria, temperaturat arrijnë në 42 gradë

Përvëlohet Shqipëria, temperaturat arrijnë në 42 gradë

Shqipëria pritet të përjetojë edhe sot një nga ditët më të nxehta të kësaj vere, me temperatura që në disa zona të vendit do të arrijnë deri në 42 gradë Celsius. Sipas meteorologes Tanja Porja, mëngjesi ka nisur me temperatura rreth 2 gradë më të larta se një ditë më parë, ndërsa në qytete si Berati termometri ka shënuar 29-30 gradë që në orët e para të ditës.

Gjatë mesditës pritet shtim i vranësirave fillimisht në veri dhe verilindje, duke u shtrirë më pas edhe në zonat qendrore e juglindore, por pa ndikuar ndjeshëm në uljen e temperaturave. Sipas parashikimit, Shkodra do të kalojë 39 gradët, Kopliku mbi 41 gradë, ndërsa Lezha, Durrësi dhe Velipoja do të arrijnë rreth 39 gradë Celsius.

Temperaturat më të larta do të regjistrohen në Elbasan, Berat dhe Fier. Në Tiranë pritet që termometri të ngjitet deri në 40 gradë Celsius, ndërsa në qarkun e Elbasanit dhe në Berat temperaturat do t’i afrohen ose do të arrijnë 42 gradë. Edhe Fieri pritet të shënojë rreth 41 gradë, duke e bërë këtë një nga ditët më të nxehta të sezonit veror.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit