"Kompania ndërtuese na ka shkatërruar rrugën, na mbyti dhe pluhuri"

“Kompania ndërtuese na ka shkatërruar rrugën, na…

Banorët e një zone në Tiranë i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar situatën që, sipas tyre, është krijuar nga punimet për ndërtimin e një pallati nga kompania East Side. Në videon e dërguar, një banor shprehet se rruga është dëmtuar rëndë nga lëvizja e vazhdueshme e kamionëve me tonazh të rëndë, ndërsa pluhuri është kthyer në një shqetësim të përditshëm për familjet që jetojnë aty.

Sipas qytetarit, edhe pse pretendohet se rruga pastrohet, realiteti është krejt ndryshe. Ai thotë se kalimi i mjeteve të rënda ka prishur shtresën e rrugës, duke krijuar pluhur të dendur që ngrihet sa herë kalon një kamion dhe depërton në banesa.

Banorët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse për të verifikuar nëse kompania po respekton detyrimet ligjore për mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe minimizimin e ndotjes gjatë punimeve. Ata shprehen se nuk janë kundër ndërtimit, por kërkojnë që ai të kryhet pa cenuar jetën dhe shëndetin e komunitetit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit