Zotëria ka humbur dhe thotë se është nga Bulqiza, kërkohen familjarët

Zotëria ka humbur dhe thotë se është…

Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një apel për ndihmë lidhur me një person që dyshohet se ka humbur dhe nuk arrin të gjejë rrugën për në banesën e tij.

Sipas denoncimit, personi është prezantuar me emrin Naxhi Cani dhe ka thënë se është nga Bulqiza, por nuk di të tregojë se ku ndodhet shtëpia e tij apo si të kthehet atje. Qytetari që e ka gjetur shprehet se ai dukej i çorientuar dhe në gjendje të vështirë, ndërsa dyshohet se ka probleme me kujtesën.

Personi është gjetur i vetëm dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk arrin të orientohet për t’u kthyer në shtëpi.

Nëse dikush e njeh Naxhi Canin ose ka informacion që mund të ndihmojë për të kontaktuar familjarët e tij, lutet të njoftojë të afërmit ose autoritetet përkatëse, në mënyrë që ai të mund të rikthehet sa më shpejt pranë familjes së tij.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit