9 plumba drejt sarandiotit, e shkuara e errët e tij! Trafikim, rrëmbim dhe korrupsion

9 plumba drejt sarandiotit, e shkuara e…

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e armatosur që tronditi mbrëmjen e djeshme Sarandën, ku shënjestër ishte 50-vjeçari Thimjo Rubati. Sipas hetimeve paraprake, Rubati rezulton të jetë një person me precedentë të shumtë penalë në Shqipëri dhe Greqi. Ai kishte dalë së fundmi nga një burg në shtetin grek, ku vuante dënimin për një vepër të rëndë penale, ndërsa e kaluara e tij kriminale përfshin akuza për trafikim të të miturve në vitin 2002 dhe rrëmbimin e një 16-vjeçareje në vitin 2012.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se, ndërsa ndodhej në burg në Greqi, autoritetet shqiptare e kërkonin Rubatin në kuadër të një dosjeje për korrupsion dhe kontrabandë, që lidhej me një skemë trafikimi automjetesh ku dyshohej se ishin të përfshirë edhe zyrtarë doganorë. Megjithatë, ai nuk vuajti dënim me burg në Shqipëri për këtë çështje, pasi u dënua me kusht nga Gjykata e Apelit.

Sipas grupit hetimor, atentati kishte si objektiv eliminimin fizik të 50-vjeçarit. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar nëntë gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm, ndërsa hetimet po vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia dyshon se pista kryesore lidhet me të kaluarën kriminale të Rubatit dhe mundësinë e një larjeje hesapesh.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit