Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët e pranishëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda ambientit të një lokali në lagjen “Banesa”.
Sipas të dhënave të përditësuara, si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur tre adoleshentë, mes të cilëve është edhe kamarieri i lokalit. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.
Forca të shumta të Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes deri më tani, efektivat e policisë kanë arritur të gjejnë 6 gëzhoja armë zjarri, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorit apo autorëve.