Pas përfundimit të ndeshjes dhe triumfit ndaj Argjentinës që shpalli Spanjën Kampione Bote, vëllai i vogëli Lamine Yamal, Keyne, vrapoi me entuziazëm drejt fushës sapo e pa, duke e përqafuar mes emocionesh. Pamjet e këtij takimi prekës janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe kanë fituar zemrat e tifozëve.
Keyne nuk është një emër i panjohur për publikun. Gjatë gjithë këtij Botërori, ai është kthyer në një fenomen viral falë mimikave spontane, reagimeve plot emocion dhe mënyrës së veçantë me të cilën ka përjetuar çdo moment të vëllait të tij në tribunë. Shprehjet e tij janë bërë meme dhe kanë qarkulluar në mijëra postime në rrjetet sociale.
Ndërsa Lamine Yamal vazhdon të shkëlqejë në fushën e lojës, duket se edhe vëllai i tij i vogël ka fituar zemrat e publikut, duke u shndërruar në një nga personazhet më të dashur dhe më viralë të këtij Kampionati Botëror.