Kontroll blic në orët e para të mëngjesit te burgu i Drenovës, gjendet një celular në qelinë e Haxhiut

Kontroll blic në orët e para të…

Një telefon celular është sekuestruar sërish në qelinë ku mbahet i burgosur Laert Haxhiu në burgun e Drenovës.

Sipas raportimeve mediatike, kontrolli është zhvilluar rreth orës 06:00 të mëngjesit, në kuadër të një operacioni të befasishëm brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.

Gjatë verifikimeve, në qelinë ku qëndron Haxhiu, i cili është nën akuzë nga SPAK, është gjetur një telefon celular që dyshohet se përdorej prej tij.

Pajisja është sekuestruar dhe i është dorëzuar menjëherë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila pritet t’i nënshtrojë telefonin ekspertizës për të verifikuar përmbajtjen e tij dhe komunikimet e mundshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit