Shqipëria jeton për t'u ushqyer! Çmimet e ushqimeve kanë kapur majat

Shqipëria jeton për t’u ushqyer! Çmimet e…

Në Shqipëri, rreth një e pesta e ekonomisë, ose rreth 5 miliardë euro në vit, shkon vetëm për ushqime. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, shpenzimet nominale për ushqimet arritën në 20.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke e renditur vendin tonë të parin në Europë dhe në rajon për këtë peshë kaq të lartë të konsumit bazë.

Kjo shifër është mbi tri herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila qëndron në 6.2% të PBB-së, ndërsa në vendet e zhvilluara si Gjermania apo Franca kjo peshë luhatet mes 5% dhe 5.8%. Ndërkohë, në rajon, Mali i Zi regjistron 19.9%, Maqedonia e Veriut 17.9%, kurse Serbia shfaqet dukshëm më poshtë me 12.8%.

Ironia e kësaj situate qëndron te çmimet. Sipas fuqisë blerëse, çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën në 102.9% të mesatares së BE-së gjatë vitit 2025, duke u bërë më të shtrenjta se në Bashkimin Europian dhe duke lënë pas gjithë rajonin.

Kjo do të thotë se shqiptarët, me të ardhura që mbeten nën gjysmën e mesatares europiane, paguajnë për shportën e përditshme sa ose më shumë se qytetarët e BE-së, duke shpenzuar mesatarisht 2349 euro për frymë në vit për t’u ushqyer.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit