Një grua dhe fëmija i saj 4-vjeçar kanë rrezikuar seriozisht të mbyten këtë të hënë në plazhin e Velipojës.
Fatmirësisht, ata u shpëtuan falë ndërhyrjes së shpejtë të bluzave të bardha, të cilët ndodheshin në një qendër shëndetësore pranë vendngjarjes.
Mësohet se pas rianimimit, nëna dhe fëmija i saj janë dërguar drejt spitalit të Shkodrës. Fatmirësisht, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
/Gazetaatdheu.com/