Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një mesazh i veçantë nga një çift shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe. Në pritje të ardhjes në jetë të djalit të tyre, ata kanë vendosur t’u besojnë ndjekësve tanë një nga vendimet më të rëndësishme: zgjedhjen e emrit.
Për ta bërë sfidën edhe më interesante, çifti ka vendosur një shpërblim prej 200 paundësh për personin që do të sugjerojë emrin që do t’u pëlqejë më shumë.
Mesazhi i tyre është i thjeshtë:
“Përshëndetje JOQ. Kemi një kërkesë. Na duhet një emër djali. Kush gjen emrin më të bukur dhe më të veçantë, ka shpërblim 200£.”
Tani është radha e ndjekësve të JOQ Albania.
Cili është emri më i bukur që do t’i vendosnit një djali? Shkruajeni në komente dhe, kush e di, ndoshta pikërisht sugjerimi juaj do të jetë emri që do ta shoqërojë këtë vogëlush për gjithë jetën.