Humbi ndjenjat në det, ndërron jetë i moshuari në plazhin e Orikumit

Humbi ndjenjat në det, ndërron jetë i…

Një 75-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në plazhin e Orikumit, dyshohet si pasojë e një infarkti kardiak.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari kishte mbërritur në Orikum për pushime së bashku me familjen. Rreth orës 11:30, teksa ka hyrë në det, ai është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat.

Pushuesit dhe familjarët kanë reaguar menjëherë duke e nxjerrë në breg dhe duke kërkuar ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e Orikumit, ndërsa stafi mjekësor ka tentuar ta shpëtojë përmes manovrave të reanimimit, por pa rezultat.

Dyshimet e para janë se shkak i humbjes së jetës ka qenë një arrest kardiak i lidhur me një infarkt. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit