Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite.
Një kamion mësohet se ka rënë në liqenin e Kukësit.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, një 37-vjeçar nga Kukësi.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit, ku shtetasi F.Ll., duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë polumbarët e RENEA-s, si dhe shërbimet e policisë.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
Kujtojmë këtu që mesditën e sotme një tjetër ngjarje tragjike ndodhi në qytetin verilindor, ku u mbyt një 16-vjeçar, teksa po lahej në liqen, në fshatin Bardhoc./Gazetaatdheu.com/