Familjarët e 81-vjeçares Liri Duduci kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj, pasi është larguar nga banesa ku po kalonte pushimet në Golem dhe nuk është kthyer më.
Sipas familjes, e moshuara, me origjinë nga Elbasani, është parë për herë të fundit rreth orës 16:00, kur ka dalë nga shtëpia e pushimit në Golem. Që prej atij momenti nuk dihet vendndodhja e saj.
Familjarët bëjnë me dije se kanë njoftuar Policinë, e cila ka nisur kërkimet, por deri tani 81-vjeçarja nuk është gjetur.
Kushdo që e ka parë ose ka informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj, lutet të kontaktojë familjarët në numrin +355 69 584 5135 ose të njoftojë menjëherë Policinë e Shtetit.
Çdo shpërndarje mund të jetë vendimtare për ta kthyer Liri Duducin sa më shpejt pranë familjes së saj.