Greva në palën greke, ndalohet kalimi i automjeteve në Kakavijë dhe Mavromat

Greva në palën greke, ndalohet kalimi i…

Qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë ditën e hënë, 27 korrik, duhet të kenë parasysh se lëvizja e automjeteve në pikat kufitare të Kakavijës dhe Mavromatit do të pezullohet për disa orë për shkak të një greve të zhvilluar nga punonjësit e autoriteteve greke.

Sipas njoftimit të Policisë Kufitare, greva do të zhvillohet nga ora 05:00 deri në 09:00 (ora shqiptare). Gjatë këtij intervali nuk do të lejohet kalimi i automjeteve në asnjërën prej dy pikave kufitare, pasi shërbimet e palës greke do të jenë të pezulluara.

Autoritetet bëjnë me dije se këmbësorët do të lejohen të kalojnë normalisht, ndërsa kufizimi do të zbatohet vetëm për automjetet.

Policia Kufitare u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve të planifikojnë lëvizjet e tyre duke marrë parasysh këtë ndërprerje të përkohshme, për të shmangur pritjet dhe vonesat në kufi.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit