Tajfuni Noul godet Kinën, mbi 715 mijë banorë evakuohen

Tajfuni Noul godet Kinën, mbi 715 mijë…

Tajfuni Noul, më i fuqishmi që ka goditur Kinën deri tani gjatë këtij viti, ka prekur bregdetin jugor të vendit, duke detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 715 mijë banorë dhe të marrin masa të jashtëzakonshme për përballimin e situatës.

Sipas autoriteteve kineze, tajfuni doli në breg rreth orës 03:50 të mëngjesit të së dielës në provincën Guangdong, duke sjellë erëra të forta dhe reshje intensive. Edhe pse stuhia ka nisur të dobësohet ndërsa lëviz drejt brendësisë së vendit, rreziku për përmbytje dhe rrëshqitje dherash mbetet i lartë.

Për shkak të kushteve ekstreme të motit, janë anuluar qindra fluturime në Kinë dhe Hong Kong, ndërsa shërbimet hekurudhore janë pezulluar në disa zona. Autoritetet kanë shpallur nivelin më të lartë të alarmit për përmbytjet e menjëhershme në disa provinca, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë urdhrat e evakuimit.

Shërbimet e emergjencës vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se reshjet e dendura mund të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke rritur rrezikun për përmbytje në zonat malore dhe pranë lumenjve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit