Studimi: Fillimi i hershëm i jetës seksuale lidhet me plakje më të shpejtë biologjike

Studimi: Fillimi i hershëm i jetës seksuale…

Mosha në të cilën një person kryen marrëdhënien e parë seksuale mund të lidhet me shëndetin afatgjatë, sipas një studimi të ri të realizuar nga studiues në SHBA dhe Kinë.

Hulumtimi, i publikuar në revistën shkencore Healthcare and Rehabilitation, analizoi të dhënat shëndetësore të mbi 154 mijë personave dhe arriti në përfundimin se fillimi i jetës seksuale në moshë më të hershme lidhet me shenja të plakjes biologjike më të shpejtë.

Sipas studiuesve, personat që kanë kryer marrëdhënie seksuale në moshë më të re kanë më shumë gjasa të përballen me probleme shëndetësore gjatë jetës, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje kanceri dhe dobësi fizike në moshë më të avancuar.

Shkencëtarët theksojnë se kjo lidhje mund të shpjegohet nga disa faktorë biologjikë dhe socialë. Ndër ta përmenden ekspozimi më i gjatë ndaj hormoneve seksuale, rritja e stresit oksidativ që dëmton qelizat, si dhe faktorë psikologjikë, si stresi kronik apo shtatzënitë e paplanifikuara në moshë të re.

Studimi identifikoi gjithashtu 34 mekanizma të mundshëm biologjikë dhe të stilit të jetesës që mund të ndikojnë në këtë proces, përfshirë inflamacionin kronik, hormonet e stresit, shëndetin mendor dhe sjellje të tjera që lidhen me stilin e jetesës.

Bazuar në gjetjet, autorët rekomandojnë forcimin e edukimit seksual në shkolla, mbështetje psikologjike për adoleshentët në rrezik, programe parandaluese për të rinjtë dhe kontrolle të rregullta shëndetësore në moshë madhore për personat që kanë filluar jetën seksuale herët.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se rezultatet tregojnë një lidhje statistikore dhe jo domosdoshmërisht një marrëdhënie të drejtpërdrejtë shkak-pasojë. Ata nënvizojnë se nevojiten kërkime të tjera për të kuptuar më mirë mekanizmat që qëndrojnë pas kësaj lidhjeje.

Po ju çfarë mendoni? A duhet t’i kushtohet më shumë rëndësi edukimit seksual dhe informimit të të rinjve për ndikimin që zgjedhjet në moshë të hershme mund të kenë në shëndetin afatgjatë?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit