Disa incidente rë njëpasnjëshme kanë shënuar zhvillimet e protestës së kësaj të hëne pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku një prej pjesëmarrësve ka kërkuar ndihmë mjekësore urgjente.
Sipas informacioneve nga terreni, i riu ka pësuar komplikacione shëndetësore pasi efektivët e policisë kanë përdorur spraj me piper gjatë përplasjeve.
Për shkak të gjendjes së krijuar, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë një autoambulancë, e cila e ka transportuar protestuesin drejt spitalit për të marrë mjekimin e nevojshëm.