Lirohet Arben Kola: Bërtita "ju me gaz, ne me vezë!"

Lirohet Arben Kola: Bërtita “ju me gaz,…

Pas përfundimit të protestës së zhvilluar përpara Kuvendit të Shqipërisë, aktivisti Arben Kola ka lënë mjediset e Komisariatit Nr. 1, ku ishte shoqëruar nga forcat e rendit. Gjatë një prononcimi për median, ai ka komentuar me ironi ngjarjen, duke pretenduar se shoqërimi i tij erdhi pasi policët ishin bërë “xhelozë” nga fakti që ai përmendte në megafon kryeministrin Edi Rama e jo efektivët e pranishëm.

Kola sqaroi se nuk kishte kryer asnjë veprim të paligjshëm, përveç përsëritjes së thirrjeve të zakonshme të protestës. Gjatë fjalës së tij, ai rikujtoi thirrjen e përdorur gjatë tubimit: “Edi Rama i pabesë, ju me gaz, ne me vezë”.

Sipas informacioneve të dhëna prej tij, krahas dy personave të liruar tashmë, pritet që në orët në vijim të lirohen edhe dy protestues të tjerë që ndodheshin të shoqëruar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit