Milot, ish-kunati qëlloi 30-vjeçarin pas divorcit me motrën

Milot, ish-kunati qëlloi 30-vjeçarin pas divorcit me…

Një konflikt familjar, i lidhur dyshohet me një divorc, është pista kryesore ku po përqendrohen hetimet për sulmin me armë të ndodhur pasditen e së shtunës në Milot. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se përplasja mund të ketë nisur pas ndarjes së 30-vjeçarit, i cili ishte shënjestër e sulmit, me motrën e autorit të dyshuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, pranë Urës së Milotit. Sipas hetimeve paraprake, Gj. Gj. dyshohet se ka ndjekur me automjet një “Audi” tjetër, që drejtohej nga M. J., 30 vjeç, banues në Rubik, dhe gjatë lëvizjes ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të makinës.

Pavarësisht të shtënave, 30-vjeçari nuk ka mbetur i lënduar. Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar dhe vijon të jetë në kërkim, ndërsa policia dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit