“Bleva bukë në Pezë-Helmës, nga fundi pashë që kishte jashtëqitje miu”

“Bleva bukë në Pezë-Helmës, nga fundi pashë…

Një qytetar ka denoncuar një rast që i ka ndodhur në Pezë-Helmës pasi ka gjetur jashtëqitje miu brenda një buke të blerë në një furrë buke dhe pastiçeri pranë rrugës kryesore.

Sipas rrëfimit të tij, ai ishte ndalur rastësisht për të blerë bukë në furrë-pastiçerinë “Rrezaton”. Vetëm pasi kishte konsumuar pjesën më të madhe të bukës, ai tregon se, te fetat e fundit, vuri re atë që dyshon se janë jashtëqitje miu.

Ai ka dërguar edhe foto e video të fetave të bukës ku duket qartë një pjesë e zezë që atij i ngjason me jashtëqitjen e miut.

Pretendimet e qytetarit publikohen si denoncim i tij. JOQ ALBANIA mbetet e hapur për reagimin e subjektit të përmendur dhe të institucioneve përgjegjëse për kontrollin e sigurisë ushqimore.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje, më ra rruga te kaloja ne Pezë-Helmes, dhe ndalova te marr nje buke tek furre-Pasticeri Rrezaton, prane rruges kryesore. Shiko cfare gjeta rastësisht brenda bukes – JASHTËQITJE MIU!!  Kte ma kapi syri rastesisht tek fetat e fundit, pasi e kisha konsumuar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit