SPAK nuk pranon largimin e Altin Dumanit nga çështja e Suel Çelës

SPAK nuk pranon largimin e Altin Dumanit…

Prokuroria e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Petrit Çelës, babait të Suel Çelës, për përjashtimin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, nga procedimi penal ku janë nën hetim familjarë të tij. Vendimi është marrë nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, i cili e ka cilësuar kërkesën të pambështetur në ligj dhe prova.

Petrit Çela argumentonte se ndaj Dumanit ishte depozituar një kallëzim penal për shpifje në Prokurorinë e Veronës në Itali, duke kërkuar largimin e tij nga procedimi penal nr. 193/2023. Sipas SPAK, kërkesa lidhej me hetimet ku të proceduar janë Marjus Lulaj dhe Mario Çela.

Në arsyetimin e saj, SPAK thekson se Altin Dumani nuk ka qenë pjesë e grupit hetimor të çështjes në Itali apo në Shqipëri dhe nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. Sipas institucionit, roli i tij ka qenë vetëm institucional, përmes nënshkrimit të dokumenteve për krijimin e një Skuadre të Përbashkët Hetimore (JIT) me autoritetet italiane, ndërsa Prokuroria e Veronës ka kërkuar më herët arkivimin e kallëzimit penal ndaj tij.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit