Shpataraku, miku i ngushtë i Prodës padit Policinë e Shtetit! Kërkon rikthimin në detyrë

Shpataraku, miku i ngushtë i Prodës padit…

Ulian Shpataraku, një nga bashkëpunëtorët e afërt të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i është drejtuar Gjykatës Administrative për të kundërshtuar shkarkimin e tij. Ai kërkon shpalljen e pavlefshmërisë absolute të vendimit disiplinor dhe rikthimin e menjëhershëm në radhët e Policisë së Shtetit.

Shpataraku argumenton se e gjithë procedura e ndjekur ndaj tij është e paligjshme dhe e mbështetur në standarde të dyfishta.  Ai hedh poshtë pretendimet se ka munguar në punë. Sipas listëprezencës që mban firmën e eprorit të tij të drejtpërdrejtë, ai rezulton të ketë qenë i pranishëm dhe të jetë paguar rregullisht për periudhën në fjalë.

Largimi i Shpatarakut ndodhi menjëherë pas ndryshimeve në krye të Policisë së Shtetit dhe largimit të Ilir Prodës. Por miku i ngushtë, ish-drejtuesi i PSH e emëroi në poste të rëndësishme.

Shpataraku rezultonte i shkarkuar dy muaj pasi u emërua zv.Drejtor në Elbasan, për gjobëvënie ndaj bizneseve. Më parë, kur drejtonte Seksionin e Narkotikëve, ai u pezullua nga AMP pasi liroi një person të shpallur në kërkim (Endrit Filjani). Me gradën “Kryekomisar”, ai pritet të promovohet gjithashtu në “Drejtues”, pavarësisht se pak kohë pasi u emërua Drejtor i Operacionales u shkarkua për arsye të paqarta.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit