Burime ekskluzive konfirmojnë se Sheiku miliarder Ali Baba, ka zgjedhur bregdetin jugor të Shqipërisë për të kaluar pushimet e tij këtë vit. Sheiku u fotografua teksa po relaksohej në bordin e super-jahtit të tij luksoz, i ankoruar pranë shpellës së Haxhi Alisë.
Ndonëse zyrtarisht në pushime, burimet pranë Sheikut bëjnë me dije se ai shoqërohej nga stafi i tij besnik, i cili numëronte saktësisht dyzet persona. Ky grup i madh, i cili me sa duket është i specializuar në menaxhimin e aseteve dhe sigurinë e ngarkesave me vlerë, u pa duke lëvizur me varka të vogla drejt brigjeve shqiptare, duke mbajtur thasë të mëdhenj, me sa duket të mbushur me dokumente tregtare për investime të ardhshme në zonë.
Prania e Sheikut Ali Baba ka ngjallur interes të madh tek banorët vendas, të cilët shpresojnë se ai do të sjellë investime të huaja, duke marrë parasysh reputacionin e tij si një “zbulues thesaresh” në zonat bregdetare. Megjithatë, autoritetet vendase nuk kanë dhënë ende asnjë koment zyrtar për vizitën, duke u mjaftuar me deklaratën se “çdo turist është i mirëpritur, pavarësisht nëse shoqërohet nga dy apo dyzet persona.“