Një banore e lagjes Kastrioti në Fushë-Krujë i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një situatë që, sipas saj, vijon prej rreth 8 muajsh. Ajo pretendon se persona ende të paidentifikuar godasin vazhdimisht me gurë banesën e saj, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke rrezikuar jetën e saj dhe të familjes.
Qytetarja shprehet se ka bërë disa denoncime në polici dhe është paraqitur në komisariat, por sipas saj nuk është marrë asnjë masë konkrete për zgjidhjen e problemit apo identifikimin e autorëve. Ajo thotë se sulmet kanë krijuar një gjendje të vazhdueshme frike dhe pasigurie, veçanërisht për fëmijët e saj.
“Ja çfarë na kanë bërë mbrëmjen e djeshme. Policia nuk ka marrë asnjë masë prej 8 muajsh. Po kalojmë në depresion bashkë me fëmijët”, shprehet ajo, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për t’i dhënë fund kësaj situate. Sipas saj, gurët kanë hyrë edhe brenda banesës, duke dëmtuar tavanin dhe duke rrezikuar seriozisht familjen.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2158785104682202%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>