Mjeku që shërbente në QSUT Arjan Pushi, i shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv pasi rezultoi pozitiv me COPVID-19, ka ndërruar jetë.
“Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi.
Referuar shërbimit infektiv, mjeku ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID-19.
Pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor, ai nuk e fitoi betejën për jetën”,- thuhet në një njoftim të MSH.
“Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit”,- thuhet më tej në njoftim.
/Gazetaatdheu.com/