Grabitja e argjendarisë: Njëri prej autorëve hyri me kaskën e motorit brenda, zbrazi kutitë dhe iku me vrap

Grabitja e argjendarisë: Njëri prej autorëve hyri…

Detaje të reja janë zbardhur rreth grabitjes së ndodhur këtë të mërkurë në Paskuqan, ku dy persona të armatosur vodhën një sasi bizhuterish, pasi kërcënuan me armë punonjëset e argjendarisë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:40 në argjendarinë “Luani”, në pronësi të shtetasit L. L. JOQ ALBANIA ka mësuar se një prej autorëve ka hyrë në biznes me kaskën e motorit në kokë dhe, nën kërcënimin e armës, ka zbrazur me shpejtësi kutitë e bizhuterive, duke i futur në një çantë. Më pas ai éshtë larguar së bashku me bashkëpunëtorin.

Sipas informacioneve paraprake, autorët lëviznin me një motor pa targa dhe ishin të armatosur me kallashnikov. Pas grabitjes, ata u larguan me shpejtësi në drejtim të zonës së Institutit Bujqësor në Kamëz.

Nga të dhënat e deritanishme, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autorët kanë arritur të marrin një sasi bizhuterish, vlera e të cilave ende nuk është bërë e ditur.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë ngritën pika kontrolli në hyrje-daljet e zonës dhe po zhvillojnë kontrolle intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Paralelisht, grupi hetimor po administron provat në vendngjarje dhe po analizon pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të grabitjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit