Aksident i trefishtë në aksin Sarandë–Ksamil, plagosen dy turistë spanjollë

Aksident i trefishtë në aksin Sarandë–Ksamil, plagosen…

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Sarandë–Ksamil, në afërsi të zonës së quajtur Manastir. Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e dy shtetasve spanjollë që ndodheshin në Sarandë për pushime. Nga përplasja janë regjistruar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Të plagosurit janë identifikuar si Jove Pibrall Jove, 24 vjeç, dhe Catia Picac, 37 vjeç. Të dy u transportuan fillimisht në urgjencën e Spitalit të Sarandës, por për shkak të dëmtimeve të rënda, 24-vjeçari u nis me ambulancë drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Ndërkohë, 37-vjeçarja ka pësuar dëmtime në kokë dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Sarandës.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e përplasjes, ndërsa pritet që ekspertët të përcaktojnë përgjegjësitë për aksidentin.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit