10-vjeçari në Tiranë përplaset fillimisht nga motori, më pas nga një makinë

10-vjeçari në Tiranë përplaset fillimisht nga motori,…
Një fëmijë 10-vjeçar mbeti i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën “Llazi Miho” në Tiranë. Sipas Policisë, i mituri u përplas fillimisht nga një motomjet që drejtohej nga një 27-vjeçar, i cili rezultoi se nuk kishte leje drejtimi. Pas goditjes, fëmija dyshohet se u përplas edhe nga një automjet që drejtohej nga një 47-vjeçar.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes, por u identifikua dhe u gjet më vonë nga shërbimet e Policisë. Ndaj tij nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të largimit nga vendi i aksidentit, ndërsa 27-vjeçari që drejtonte motomjetin pa patentë u arrestua në flagrancë.

Fëmija u transportua menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas bluzave të bardha, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit