Ujërat e zeza pushtojnë rrugën te Shkëmbi i Kavajës

Ujërat e zeza pushtojnë rrugën te Shkëmbi…

Një situatë shqetësuese po denoncohet nga banorët në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku prej disa ditësh ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe dhe po rrjedhin para një pallati, duke krijuar ndotje dhe rrezik për shëndetin e banorëve. Sipas tyre, problemi është i përsëritur dhe ende nuk ka marrë zgjidhje, pavarësisht sinjalizimeve të vazhdueshme drejtuar institucioneve përgjegjëse.

Banorët thonë se kjo nuk është hera e parë që përballen me këtë situatë. Ata kujtojnë se një ndërhyrje është bërë gjatë muajit qershor, por problemi është rikthyer sërish dhe prej rreth dy javësh ujërat e zeza vazhdojnë të derdhen në rrugë, ndërsa askush nuk ka ndërhyrë për ta zgjidhur përfundimisht.

Një qytetare shprehet: “Përshëndetje, kemi një shqetësim. Ka kohë që rrjedhin ujërat e zeza para pallatit. Jemi te Shkëmbi i Kavajës. Ju kemi lajmëruar edhe më parë. Erdhen në qershor, por tani problemi është përsëritur. Ka gati dy javë që ujërat e zeza dalin në rrugë dhe askush nuk vjen, pavarësisht sinjalizimeve.”

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2548774205595292%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit