Pika e Kalimit Kufitar të Kakavijës është përballur me një fluks të jashtëzakonshëm automjetesh, ku radhët e gjata në orët e pasdites kanë arritur deri në rreth 2 kilometra. Qindra udhëtarë dhe emigrantë që po kthehen në atdhe për pushimet e verës po detyrohen të presin për orë të tëra në temperatura mjaft të larta.
Aksioni për të përballuar fluksin po pengohet kryesisht nga ritmi i ngadaltë i përpunimit të dokumenteve në anën greke të kufirit. Sipas informacioneve nga terreni, pala greke po punon me vetëm 1 deri në 2 sportele, ndërsa pala shqiptare ka vënë në dispozicion 6 sportele për të lehtësuar kalimin. Megjithatë, ngadalësia në anën tjetër të kufirit ka sjellë krijimin e radhëve të gjata.
Shifrat zyrtare të lëvizjes për datën 6 Gusht
Sipas të dhënave zyrtare të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, gjatë datës 6 gusht janë përpunuar gjithsej 8,016 shtetas në hyrje dhe dalje:
-
4,953 shtetas kanë hyrë në Shqipëri
-
3,063 shtetas kanë dalë nga territori
Sa i përket automjeteve, janë përpunuar gjithsej 2,553 mjete:
-
1,530 automjete në hyrje
-
1,023 automjete në dalje
Fluksi pritet të mbetet i lartë edhe gjatë ditëve në vijim, pasi muaji gusht përkon me kulmin e sezonit veror dhe kthimin e masiv të emigrantëve në atdhe për të kaluar pushimet pranë familjeve të tyre.